Pistat e biçikletave dhe ndikimi i tyre në planin urbanistik të qendrave të banuara sipas MVM Architecture.

Nuk ka më diskutim që biçikleta eshte kthyer tashmë në trendin më të madh në një zhvillimin të qëndrueshëm urban për çdo qytet në mbarë botën. Përveç impaktit pozitiv në ambient, ku perdorimi këtij mjeti transporti reflektohet direkt si zgjidhja kryesore e reduktimit të niveleve të ndotjes së ajrit dhe mbingarkesës vizuale dhe akustike urbane, kjo veprimtari ka edhe benefite shëndetsore. Duke ditur se tashmë administratat e qyteteve në të gjithë botën, por së fundmi edhe ato Shqiptare, janë fokusuar në praktika të cilat përkrahin inkurajimin e qytetarëve në përodrimin e saj dhe duke i kthyer rrugët dhe perceptimin e qyteteve si bike-friendly, vetë arkitektët dhe urbanistët po luajnë një rol të rëndësishëm në propozimin në mënyrë masive të dyrrotakëve në hapësirat e qytetit. Kjo duke i dizenjuar zgjidhje urbane që bëjnë çdo person të ndihet më i mikpritur dhe i sigurtë në përdorimin e biçikletës në qytet. Gentjan Musaj, arkitekt në MVM Architecture, na tregon se pse qytetet e gjeneratës së re duhet të investojnë më shumë në këtë aspekt.

Se pari, mendojmë se për të patur një komunitet të shëndetshëm fizikisht dhe psikologjikisht duhet të krijohen disa kushte bazike në menyrë që gjithësecili të ndihet më komod dhe i sigurtë në ambientin rrethues. Shpesherë qytetarët e kanë të pamundur të perceptojnë nevojen e tyre në lidhje me një problem specifik. Në këtë rast është e nevojshme të nderlidhet ekperienca jonë profesionale si arkitekt apo urbanist, me përditshmerinë dhe nevojën e përdorimit të bicikletës në hapsirat e okupuara të qytetit në të cilin shpenzojmë një pjesë të rëndesishme të kohës sonë. Me propozimet tona i japim një zgjidhje efektive dhe afatgjatë jetesës së qëndrueshme në favor të komunitetit. Prandaj mendojmë se ky stil jetese duhet të promovohet akoma më shumë edhe jashtë kryeqytetit. Kemi qenë ndër të parët që kemi projektuar apo propozuar modele të tilla urbane në qytetet e vogla, dhe aso kohe na merrnin për të “çmendur”.

Se dyti, përdorimi i bicikletave, gjen një përdorim përvecse të nevojshem, gjithashtu dhe  rekreativ. Nje larmishmeri moshash përdorin bicikletat për aktivitete të ndryshme sportive si mënyrë për të kaluar fundjavën apo kohen e tyre te lirë, shpesherë për të përshkuar distanca të afërta, por të cilat bëjnë të mundur të shkeputemi nga monotonia e përditshme. Ndërkohë experienca jonë e ka të nevojshme kombinimin e aspektit profesional me atë social dhe rekreativ. Mjafton të përmend një nga experiencat e fundjavës së kaluar në të cilen një pjesë e stafit të angazhuar me një projekt specifik ne Malin e Dajtit patëm mundesinë të organizohemi dhe ti kushtonim një pjesë të ditës vizitës konkrete të ecurisë së projektit arkitektonik të zhvilluar në ambientet e zyrës dhe pjesën tjetër të kohës së lirë ta shfrytëzonim për ngjitjen dhe njëkohësisht zbritjen e Majës së Tujanit me bicikleta. Personalisht mendoj se të gjithë të janë bindur për dobinë e tyre dhe dita ditës shtyhemi për të gjetur zgjidhje akoma më efektive” shton Gentjani.

Financimi i këtyre infrastrukturave është një domosdoshmëri për çdo qytet të shekullit të 21-të. Disa nga arsyet që na kanë bërë të besojmë se qytetet me një qasje të tillë janë qytetet e së ardhmes janë:

  1. Korsitë e biçikletave i rrisin vlerën pasurive të patundshme. Studime të ndryshme tregojnë se vlerat mesatare të shtëpive rriten me afërsinë ndaj korsisë së biçikletave. Nga transaksionet e pasurive të patundshme, është treguar se hapësirat për parkimin e biçikletave mund të kenë një rritje statistikisht të rëndësishme në vlerat e shtëpive, ku një shtëpi mund të ketë një vlerë prej gati 11% më shumë nëse është afër një korsie biçikletash nga një që është larg.
  2. Korsitë e biçikletave ndihmojnë kompanitë të tërheqin talentet. Disa studime të kohëve të fundit kanë treguar se njerëzit e rinj janë gjithnjë e më të pakënaqur me makinën. Përqindja e personave të moshave 16 – 24 vjeç me patentë shoferi është më e ulët se në çdo moment që nga fillimet e viteve ‘90. Dhe midis personave 16 deri 34 vjeç, përdorimi i biçikletave është rritur me 24 përqind.
  3. Përdoruesit e biçikletave janë në përgjithësi më të shëndetshëm dhe më produktivë. Kjo ndikon shumë edhe në jetën socio-ekonomike të qytetarëve. Të tilla aktivitete mund të reduktojnë mbylljen shoqërorë të individëve, të zvogëlojnë shpenzimet e kujdesit shëndetësor dhe të rrisin produktivitetin në çdo ambient pune
  4. Vendparkimet e biçikletave rrisin dukshmërinë dhe shitjet e dyqaneve që ndodhen pranë tyre. Infrastruktura e biçikletave i jep bizneseve të vogla një nxitje, si rrjedhojë e lëvizshmërisë së rritur në vendparkimet e biçikletave.
  5. Biçikletat u kursejnë para qyteteve dhe qytetareve. Ekonomistë të shumtë kanë tentuar të përcaktojë përfitimet e kalimit nga makinat në biçikleta. Ka përfitime në reduktimin e trafikut, kursime për koston e rrugës për makina, kursime në kostot e automjeteve, kursimet e kostos së parkimit, zvogëlimin e ndotjes së ajrit, ruajtjen e energjisë dhe përmirësimin e sigurisë në trafik.
  6. Biçikletat kursejnë në shpenzimet e lidhura me shëndetin. Ka shumë mënyra të ndryshme për të vlerësuar kursimet e kostos së shëndetit prej përdorimit të biçikletave. Vlerat ndryshojnë pavarësisht nga dizajni i studimit, kushtet mjekësore që i atribuohen pasivitetit, disponueshmëria e të dhënave të kostos dhe variablat e tjerë, por të gjitha studimet tregojnë rezultate pozitive.

Këto arsye mjaftojnë për të justifikuar shpenzimet që qeveritë lokale kryejnë në infrastrukturën e biçikletave. Në thelb, infrastruktura e biçikletave financon vetveten dhe i sjell qytetareve benefite fizike, sociale dhe ekonomike.